Mbyllja e Kapshticës lë stok mollët e Korçës

0
22





Fermerët ankohen për mungesën e shitjeve

Më shumë se gjysma e prodhimit të mollëve në Korçë ka mbetur stok. Në Zëmblak fermerët ankohen se tonelata mollë po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut ose po përdoren si ushqim për bagëtinë.

“Gjysmat i hëngrën dhitë. Nuk qarkullojnë mollët jashtë. Nuk i ha tërë Korça mollët dhe Tirana. Unë kam mbjell një hektar, ta shkul tani”.

Fermerët e Korçës të cilët çdo vit përballen me situatë të ngjashme, thonë se këtë vit i pa shitur ka mbetur edhe prodhimi që ruhet në frigoriferë, i cili kryesisht eksportohet për tregjet e Rajonit.

“Ka plot magazina që janë të panisura. Do hidhet në kanale”.

“Më dobët se gjithmonë, po të shohësh magazinat janë plot. Treg nuk ka, subvencione s’ka. Si ka mundësi që molla vjen nga jashtë me çmim më të ulët seç e kemi ne”.

Shkak kryesor për mosshitjen e prodhimit autoritetet e bujqësisë konsiderojnë mbylljen e doganës së Kapshticës, nga e cila eksportohej drejt Greqisë një pjesë e konsiderueshme e mollëve të Korçës.

“Për shkak të pandemisë, ka pasur ndalesa të qarkullimit të mjeteve të renda në Kapshticë, dhe eksporti i tyre është i pamundur për momentin”.

Rajoni i Korçës prodhon çdo vit mbi 110 mijë ton mollë të varieteteve të ndryshme,duke qenë furnizuesi kryesor i tregut të brendshëm, por edhe i tregjeve të Greqisë,Bullgarisë dhe Serbisë.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here