Më besoni t’ju drejtoj deri në përfundimin me fitore

Kryetari aktual i Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidat në garën për kryetar është ndalur këtë të hënë në Lezhë ku ka deklaruar se gara në PD është hapi i parë në betejën që kjo forcë politike do të rinisi.

Më tej Basha theksoi se kërkesa e tij kryesore është që demokratët t’i besojnë që të vazhdojë të drejtojë PD deri në përfundimin në fitore kundër asaj që ai e cilëson si masakra zgjedhore.

“13 qershori ka të bëjë me diçka tjetër shumë më të madhe se kjo. Është hapi i parë në betejën që rinisim, ndaj dhe kërkesa ime e parë dhe kryesore është le të dalim nga 13 qershori edhe më të bashkuar, edhe më të vendosur.

Kërkesa ime kryesore është: të më besoni të vazhdoj t’ju drejtoj deri në përfundimin me sukses dhe me fitore të kësaj beteje. Sepse përgjegjësia që bashkëndajmë shkon përtej partisë tonë. Sepse misioni që kemi marrë mbi supe dhe që e kemi çuar afër realizimit, misioni ynë pavarësisht prej kësaj vazhdon.

Vazhdon në kushtet të një partie më të fortë, më të bashkuar, më të vendosur dhe pa diskutim ku e ku më të moralshme. Ndaj, le ta çojmë këtë mision deri në fund krah më krah njëri-tjetrit, sepse nuk ka forcë tjetër që ta bëjë këtë. Jo vetëm kaq, po nuk ka forcë tjetër që t’i kishte bërë ballë jo thjesht 25 prillit, por të gjithë këtyre sfidave që kemi përjetuar në 30 vite, siç nuk i kanë bërë ballë shumë parti simotra, emrat e të cilave sot i ke në arkiv e në muze apo i shikon me mikroskop në kuptimin elektoral të fjalës”, tha Basha.

Më tej ai u ndal edhe tek kundërshtarët brenda PD të cilët nuk e konsiderojnë 25 prillin masakër elektorale për të cilët tha se mund të çojnë në lindjen e një përçarje në radhët e selisë blu.

“Sikundër dua ta bëjë të qartë që gara e ka po kështu edhe një disavantazh. Dhe ky disavantazh është fakti që dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lindjen e një përçarje në radhët tona.

Ndaj, në mënyrë të përsëritur kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në dorën time për ta ndaluar këtë dhe ju kërkoj ju dhe të gjithë ayre që vendosin Partinë Demokratike mbi veten e tyre dhe Shqipërinë mbi gjithçka, që mos t’ia lejojmë kundërshtarit këtë luks”, tha Basha.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *