Edi Manushi ka folur marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.



Autori dhe moderatori i “E Diell”, i cili dikur ka punuar me kryeministrin ka zbuluar detaje sesi përfundoi bashkëpunimi i tij me të.



“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë.”



Ndërkohë, i pyetur nga prezantuesi Eno Popi se çfarë mendimi ka për Edi Ramën në pozicionin e kryeministrit, ai u shpreh se ka krijuar një imazh kulti te vartësit e tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here