Përveçse është e plotësuar në aspektin profesional nisur nga suksesi i saj ndër vite në fushën e muzikës, Adelina Ismajli është shumë e lumtur edhe nga ana personale. Këngëtarja 41-vjeçare është nënë e një djali Uliks, dhe është e martuar me dashurinë e jetës së saj, Val Krasniqin. Pra, mund të themi se ajo po përjeton një nga periudhat më të bukura. Në këto ditë të nxehta vere, Adelina ka zgjedhur të freskohet në pishina me djalin e saj, e teksa ka ndarë një foto me të na ka emocionuar të gjithë me fjalët që i ka dedikuar.

“Ti je zemra ime, shpirti im, krenaria ime, lumturia ime. Ti më dhe titullin më të madh në jetë. Ti më dhe arsye për të buzëqeshur. Gëzimi im më i madh, djali im”, shkruan ajo në storyn e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Adelina festoi 13 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here