“Më duhen 1000 euro, kujt t’i bie në qafë”, familjarët marrin borxh për të paguar mjekun që iu sekuestruan mijëra euro

0
52










Nga përgjimet e SPAK në lidhje me skemën e korrupsionit që funksionon Brenda QSUT për regjistrimin e një operacioni dalin bisedat e familjarëve të pacientëve që kërkojnë para tek të afërmit për të mbledhur shumën e nevojshme. Në përgjime del kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, rast i cili çoi në zbulimin e skemës, që flet me një të afërm për të mbledhur 2 mijë euro. Ajo thotë se i duhen paratë për të nesërmen pasi bashkë me personin që po e ndihmon do ia japin doktorit në dorë para se të kryejë operacionin.

Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai

I afërmi i saj: Nesër e?

Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë

I afërmi: Po mirë

Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori

I afërmi: Po, po, po

Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf

I afërmi: Me I thoni Sabait ai

Manuela: Kujt Saba

I afërmi: Sabait halls, he se I kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet

Manuela: Mos I thuje njiher, mos I thuj. Kur t’vi un mos I thuj, mir

I afërmi: Po mir

Edvin Prifti, mjeku i cili doli në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës nuk është një emër i panjohur për publikun. Gjatë periudhës së pandemisë ai jepte shpesh këshilla për virusin COVID, ndonëse ushtron detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra.

 










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here