Më e talentuar se sa e vlerësuar, Ronela Hajati: “Unë dua që të më blihen këngët jo të paguaj që të mi dëgjojnë”





E ftuar dje në emisionin “Pardon My French” në TAR me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Ronela Hajati foli për karrierën e saj muzikore dhe investimin që ka bërë ndër vite. Kur moderatorja e programit i përmendi komentet e publikut në videoklipet e saj në Youtube që theksonin se ajo është e nënvlerësuar dhe meriton më shumë, këngëtarja tha: “Nuk kam një team gjigant që vjen pas meje. Unë kam një menaxher që merret me koncertet e mia, kam bashkëpuntorët në studio dhe pastaj çdo gjë ndodh sipas kokës time. Unë dua që të më blihen këngët jo të paguaj për të mi parë këngët”.
Artistja gjithashtu u shpreh: “Unë e ndjej që tek njerëzit ose jam shumë e dashur ose s’më duan hiç. S’ka një të mesme”.

E pyetur nga Jonida nëse ja vlen investimi që bën në klipet e saj, Ronela theksoi se investon për të pasur feedback pasi ky është arti në fund të ditës megjithëse shpesh herë merr më pak nga se e pret.

“Jemi e vetmja lloj fushe që punojmë për satisfaksionin e të tjerve , përveç anës monetare. Ndonjëherë më duket sikur përpiqem shumë për të marrë shumë pak. Kam këngë që prisja dhe nuk kanë marrë feed back, ndërkohë që këngë të dobëta marrin shumë më tepër”, ka përfunduar Ronela. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *