Me fotot nga dita e shënuar dhe fjalët më të ëmbla, Afrona emocionon me urimin në ditëlindjen e Bleros





Blero feston sot ditëlindjen e tij të 43-të dhe nuk kishim dyshime që urimin më të bukur do e merrte nga bashkëshortja Afrona Dika. Bukuroshja bionde i ka kushtuar këngëtarit disa fjalë të ëmbla që na kanë emocinuar të gjithë teksa ka ndarë disa foto nga dasma e tyre. “Gëzuar ditëlindjen burrit më të adhuruar, të kujdesshëm dhe zemërmirë në planet. Të dua shumë my partner, my hero, my everything. (partneri im, heroi im, gjithçkaja ime) PS: Jam shumë krenare për ty”, shkuan Afrona. Kujtojmë se çifti i famshëm lidhën kurorë në shtator të vitit 2019.

Para disa javësh u aludua se partnerja e Bleros ishte në pritje të ëmbël por më vonë “Prive” konfirmoi se ky lajm nuk ishte i vërtetë. Vetë Afrona tregoi se dyshja nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër pasi vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale. /News31

.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *