“Më jep një zgjidhje se kam fëmijën që më pret…”. Aktorja i bën kërkesën urgjente Kryebashkiakut


Aktorja e njohur Olta Gixhari ka shpërthyer e revoltuar në rrjetet sociale pas gjobës që ka marrë nga policia për parkimin e automjetit poshtë shtëpisë.

Në këto rrethana, Olta është detyruar t’i drejtohet publikisht kryebashkiakut Erion Veliaj që t’i japë një zgjidhje për situatën pasi nuk mund të gjobitet në çdo moment që e lë makinën poshtë shtëpisë.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.

 

 

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *