“Më kapi paniku, këmbët më dridheshin..”. Gazetari rrëfen tm.errin që kaloi: E pashë veten shumë keq kur..

0
97

This post has already been read 22 times!

 

Gazetari Erjon Skëndaj  ka rrëfyer në emisionin “Java” se si u infektua nga COVID dhe simptomat që pati.

“Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripit sezonal në janar shkurt, por nuk ishte ashtu. Për tre katër ditë pata dhimbje koke, kyçesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën. Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës. Por në ditën e 4-t më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë, sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot. Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende, më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha cdo 5-10 sekonda kollitesha. Nata ishte pa gjumë komplet. Në këto caste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin. E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ. Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m’u pre si me thikë, nuk kisha më. Ajo që nuk m’u nda asnjëherë ishte dhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes.” tregoi Skëndaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here