Më mirë të vdesësh si njeri i lirë, se të jetosh si skllav –

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, se do të padisë për shpifje në një gjykatë franceze Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, pas vendimit të shpalljes “non grata” në ShBA.

Goxhaj shprehet e Berisha ka 0.1% mundësi që të fitojë betejën ligjore me Blinken pasi sipas tij stafi i Sekretarit të Shtetit nuk do të lërë gurë pa lëvizur për të justifikuar pretendimet e ngritura nga DASH për korrupsion.

Goxhaj e vlerëson veprimin e Berishës duke thënë se është mirë të vdesësh në këmbë si njeri i lirë se të jetosh në gjunjë si skllav.

Postimi i plotë i Altin Goxhaj: BERISHA KA SHANS 0.1% TA FITOJË BETEJËN E TIJ ME BLINKEN, DEPARTAMENTIN E SHTETIT DHE SOROS.

JA 3 ARMËT  E BETEJËS SË HUMBUR

Berisha bëri mirë me padinë se kjo e vendos drejtësinë në vend edhe sepse stafi lokal i Blinken s’do lërë gurë pa lëvizur me urgjencë për të gjetur prova për të justifikuar pretendimet e Blinken ndaj familjes Berisha.

Ky guximi i Berishës për tu përballur në terrenin më të vështirë ku kundërshtari ka çdo armë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (kanë në dispozicion agjencitë më të fuqishme të inteligjencës, hetimit, lobimit, influencimit, etj).

Rrjetin Lokal dhe Ndërkombëtar më të Madh në Planet të Manipulimit të Opinioneve: Rrjeti Soros (media, shoqëri civile, agjenci lobimi dhe PR).

Pabarazinë e palëve në proçes (Blinken = titullari i Adminsitratës më të fuqishme në botë që duhet të mbrojë me çdo kusht fytyrën e saj përballë një ishKryeministri dhe ishPresidenti të një vendi të vogël që i është kaluar me konçension Familjes Soros që është aq i fuqisëm sa ka korruptu edhe shumicën e Gjykatës së Strasburgut. Ndëkohë Reforma Soros në Drejtësi u votua nga Berisha por u kry sipas Marëveshjes së Lylit me personalisht George Soros në selinë e SHQUP në 5 Dhjetor 2014).

Unë besoj se mundësia që Berisha ta fitojë këtë betejë ligjore që po e provokon vetë pa ja kërku kush është 0.1% madje po provokon edhe investim maksimal amarikan, sorosian dhe Ramist në SPAK me pasoja të rënda.

 Por jam i detyruar ta pranoj se kjo e nderon si Burrë dhe Trim Berishën.

“Më mirë të vdesësh në këmbë si Njeri i Lirë se të jetosh në gjunjë si skllav” është motoja ime e jetës dhe kam respekt për ata që e vënë në praktikë!

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *