Psikologia e Caroline Crouch, Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re për mediat vendase. Në një artikull të “Protothema“, ajo foli për takimin e saj të parë me çiftin, duke zbuluar se vik.tima 20-vjeçare i kishte bërë me dije se donte të divorcohej.

Ajo foli për gati 20 seancat që ato patën së bashku, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë:  Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.

Mylonopoulou i dëshmoi hetuesit se pas kri.mit, ajo po merrte mesazhe kërcënuese nga të panjohur, në mënyrë që të mos zbulonte se çfarë dinte për marrëdhënien e çiftit në Glyka Nera.  Por pas denoncimit të saj, Policia do të hetojë për të mësuar se nga kush vinin këto kërcënime.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vr.au të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e vde.kjes të së shoqes atij iu vunë prangat. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here