“Më tha hiq rrobat, më pë*dhunoi dhe më la shtatzënë”. Këngëtarja e dashur nga ne trondit me rrëfimin për herë të parë: U mpiva…

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, ka tronditur me rrëfimin në shfaqjen “The Me You Can’t See”. Ajo ka deklaruar se producenti e ka përdhunuar dhe e ka lënë shtatzënë.

“Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri, dhe një producent më tha ‘hiq rrobat’. Unë thashë jo dhe u largova. Ai më tha se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Së pari ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi”, rrëfeu ajo.

Gaga rikujtoi momentin e dhimbshëm, duke thënë: “Kisha probleme të rënda  psikologjike dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”.

Po ashtu ajo tregoi se ishte përpjekur të lëndonte veten në shumë raste, por bën thirrje për personat e tjerë që mund të jenë duke kaluar tani të njëjtën situatë si këngëtarja në të kaluarën, se një gjë e tillë nuk ndihmon dhe nuk duhet bërë.

“Unë jam përballur edhe me një armik tjetër, vetëlëndimin. A e dini pse nuk është mirë të prisni damarët? A e dini pse nuk është e drejtë të përplaseni pas murit? A e dini pse nuk është mirë të dëmtosh vetveten, por më keq? Ju mendoni se do të ndiheni më mirë sepse, por e vërteta është se nuk ndihmon”, tha ajo.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *