“”Më vodhe kanabisin”/ Mas.akër në Malësinë e Madhe, 25-vjeçari vr.et dhe zhd.uk trupat e dy kushërinjve për ‘mallin’,) nje i trete…

0
1283

This post has already been read 1279 times!

Tre persona janë, banues në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Mësohet se vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denoncim para pak orësh, teksa ka deklaruar se që nga data 3 tetor, në orën 15:00, nuk ka patur kontakte me të vëllanë dhe dy të afërmit e tjerë.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Daniel Rrok Pepaj, 25 vjeç, dyshihet se është i përfshirë në zhdukjen dhe vrasjen e dy të tjerëve.

Paraprakisht, mësohet se sherri mes tyre ka nisur për për kultivimin e canabis sattiva në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe. Të tre të zhdukurit, dyshohet se kanë patur parcela me canabis dhe ditët e fundit mes tyre ka nisur një debat duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë vjedhur sasi kanabisi nga parcelat. Edhe pse të afërm, lidhja e gjakut nuk i ka penguar që dy ditë më parë gjatë orëve të paradites Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj të marrin në fshatin Bajzë Danjel Pepajn dhe ta mbajnë atë për disa orë. Madje, dyshohet se ata e kanë rrahur por më pas e kanë liruar.

Në të njëjtën ditë, pasdite vonë, të tre protagonistët janë takuar sërish në një lokal të fshatit Vrith dhe aty kanë debatuar përsëri. Që mbrëmjen e 3 tetorit të tre shtetasit janë zhdukur nga ku mendohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur ndërsa shtetasi i dyshuar si i përfshirë në ketë ngjarje është Danjel Pepaj. Ky i fundit dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi.

Sipas lokacionit që tregon celulari, një nga të dyshuarit si i vrarë, tregonte se ishte në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe tjetri në fshatin Razëm. Por pavarësisht kërkimeve, ata nuk janë gjetur dhe GPS nuk ka funskionuar më.  Ka qenë vëllai i Vilson Çutaj, ai që ka bërë denoncimin në polici dhe ka deklaruar për policinë se sherri ka nisur për një femër por policia nuk e beson këtë version. Madje, në krimin makabër dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë persona.

Denoncimi fillestar u bë nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetari shkruante për një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Të tre personat e mësipërm, sipas Hixhës,  janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe se dyshohet se janë vrarë për shkak të parcelave të kanabisit. Ndërkohë që lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here