Mediat e huaja ngrenë në qiell Albin Kurtin/ Ai do ta bëjë Kosovën si Zvicra

0
12





Gazeta zvicerane Blick shkruan rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe përfshirjes së diasporës nga Zvicra në këto zgjedhje.

Në vazhdim, albinfo.ch publikon fragmente nga ky artikull. Në Kosovë, shteti më i ri në Evropë, partia e krahut të majtë Vetëvendosje fitoi zgjedhjet.

Shpresa për një fillim të ri është e madhe, por gazetari Bekim Dalipi, nga portali Albinfo.ch, me seli në Zvicër, është skeptik.

Në Kosovë, lëvizja e majtë e reformës Vetëvendosje ka fituar qartë në zgjedhje – po ashtu ashtu falë mbështetjes masive nga Zvicra! Partia e Albin Kurti u rrit nga 26 në 48 për qind të votave brenda një viti e gjysmë.

LDK-ja e cila ka qeverisur që nga vera, arriti vetëm në 13 për qind. PDK e dalë nga U CK, gjithashtu ka shënuar rënie.

Ajo ka marrë 17 për qind të votave. Kështu, është iniciuar fundi i politikaneve te vjetër, e cila ka lu.ftuar për pavarësinë e vendit, por ka dështuar si forca qeveritare me keqmenaxhim dhe korrupsion. Shumë kosovarë duan ndryshime thelbësore. Albin Kurti prandaj ka parashikuar një epokë të re për shtetin, i cili u themelua në vitin 2008.

Ai premtoi: “Prioritetet tona janë drejtësia, vendet e reja të punës dhe lu.fta kundër korrupsionit dhe emigracionit”.

Vetëvendosje e Kurtit ka mbledhur rreth tij kryesisht politikanë më të rinj dhe të pashpenzuar.

Politikania e lartë Vjosa Osmani (38), e cila aktualisht është U.D. e presidentes së vendit gjithashtu ka kaluar nga LDK në partinë e majtë të reformës (VV).





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here