Mediat i zbulojnë Taynës dy surpizat që po përgatit për muajt e ardhshëm!





Mes hiteve të kësaj vere(deri tani), nuk mund të mungonte Tayna. Jo me një, por me dy këngë. Ajo e çeli sezonin me bashkëpunimin me Azet. Dyshja u bënë bashkë për këngën me titull “Harrom”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe deri tani numëron 8.5 milionë klikime vetëm në YouTube. Ndërkohë, para një jave erdhi sërish në duet këtë herë me artistin ndërkombëtar L’Algerino. Dy artistët u bënë sërish bashkë pas hitit të tyre të parë “Moona”. Kënga e re mban titullin “La boca” dhe për një javë ka grumbulluar rreth 3 milionë klikime.

Por, duket se këto projekte paskan qenë thjesht sa për “nxemje”. Sepse surprizat e Taynës për sezonin veror ende s’kanë mbaruar. “Express Rozë” raporton se ajo ka gati 2 këngë të reja. Njëra prej tyre do të jetë solo dhe do titullohet “Taka” dhe tjetra do jetë sërish në bashkëpunim me Azet “Tequila”. Që të dyja këngët do të jenë verore teksa ende nuk dihen datat e sakta të publikimit të tyre.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *