Aktiviteti kriminal i Moisi Habilajt në Itali është kthyer sërish ditën e sotme në kryefjalë të mediave italiane. Ato kanë publikuar një përgjim të regjistruar brenda një makine BMWX3 në 9 prill të 2019.Në artikull shkruhet se brenda makinës ndodheshin tre persona mes të cilëve dy trafikantë shqiptarë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania.



Çfarë bie në sy gjatë shkrimit është miqësia e veçantë mes Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca. Teksa brenda makinës BMË X3 dëgjohet gjithashtu duke diskutur edhe për pazaret e drogës mes palëve.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.



Ndërkohë në bazë të hetimve thuhet ndër të tjera se miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.



Ndër të tjera në shkrimin e medias italiane bëhet me dije se në këtë makiinë ndodhet dhe një tjetër person I cili kishte rolin e ndërmjetësuesit, I cili kishte njohuri mbi biznesin e drogës e më gjerë.

Në dialog ai përmend edhe Habilajn në lidhje me një vizitë në Katania “nga gruaja e dytë e Moisiut, policja”.



Pretendohej që në në çdo rast, përfshirë këtu edhe mosmarrveshjet e mundëshme, biznesi do të kishte vazhduar në rrugën Pulia-Siçili. Një rrugë e konsoliduar tashmë për klanet shqiptare që importojnë sasi të mëdha droge në Itali.

“Trafikimi i marihuanës në Shqipëri ka qenë i paligjshëm për tre vjet – shpjegoi ndërmjetësuesi në një dialog që daton nga viti 2019 – që kur erdhi ajo copë m*ti… deri para tre vitesh ishte kështu … 10 përqind u mor nga shteti” . Sidoqoftë, nuk është e qartë se kujt i referohet burri.

Ndërkohë kujtojmë se Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i drogës i cili përfundoi pas hekurave në tetor 2017, tashmë ndodhet në arrati dhe rezulton i zhdukur që nga 9 janari.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here