Melisa Lleshi dhe Andi Shehi i bënë “lëmsh” të gjithë dy ditë më parë, pasi u njoftua ndarja e tyre. Sipas asaj që deklaroi ish-konkurrentja e “Për’puthen”, lidhja e tyre mori fund dhe nuk kishte më kthim. Por dje, Melisa lajmëroi se ishte thjesht një zënkë dhe riktheu të gjithë fotot e fshira me Andin e tha se do jetë me atë përgjithmonë. Ndërkohë që shumica e njerëzve ende nuk e kanë marrë veten nga “rrëmuja” e shkaktuar mes dyshes, 22 vjeçarja ka surprizuar sërish. Melisa duket se po punon për një videoklip të ri pas suksesit të projektit muzikor “Leje”, pjesë e së cilit ishte edhe Andi.

Një video në TikTok tregon prapaskenat e xhirimeve të një klipi ku ish-konkurrentja shfaqet tërësisht ndryshe. Melisa shihet duke kënduar e kërcyer para kamerës në një ambient në natyrë e veshur me kostum gjysmë-transparent jeshil me “look” tjetër, me flokë biondë e të shkurtër që me shumë mundësi janë paruke. Me aq sa mund të dëgjojmë kënga duket tepër e kapshme dhe ritmike, prandaj jemi kuriozë të zbulojmë se çfarë do të sjellë në fund Melisa! /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here