Mënyra më e sigurt për të harxhuar frymën kot, është të këshillosh tët bir!

Mënyra më e sigurt për të dyfishuar paratë e tua është t’i palosësh më dysh dhe t’i futësh në xhep.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Nëse dikush është gjithnjë dakort me ty, ose është tutkun ose do të të rrjepë për së gjalli.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Një dëgjues i mirë zakonisht është duke menduar diçka tjetër.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Shumë njerëz e ngatërrojnë pakujdesinë me fatkeqësinë.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Kur dikush thotë se nuk e bën diçka për para, por për parime, po e bën për para.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Çdo prind pret që i biri të bëjë të gjitha ato gjëra që ai vetë nuk ka dashur t’i bëjë në rini.

(Frank McKinney Hubbard)

 

Faji më i madh është të jesh i bindur se nuk ke asnjë faj.

(Thomas Carlyle)

 

Njëzet vjeç ke fytyrën që natyra të jep. Pesëdhjetë vjeç ke fytyrën që meriton.

(Coco Chanel)

 

Dua të groposem në vajet e njerëzve, e me secilin lot të bëj një varr.

(Emil Cioran)

 

Edukim do të thotë të bëhen pjesëmarrës fëmijët në gabimet e kryera nga prindërit.

(Rudolf Rolfs)

 

Të dashuruarit krijojnë fjalorin e tyre, që ka kuptim veç për ta.

(René Barjavel)

 

U kalova përbri dyqind personave dhe nuk pashë asnjë qenie njerëzore.

(Charles Bukowski)

 

Duhet të përmirësohemi me durim aq sa secila ditë na lejon.

(Aleksandër Sollzhenicin)

 

Suksesi është përherë diçka e keqe për një njeri.

(Pier Paolo Pasolini)

 

Shkenca më e mirë është të mos harrohet ajo që është mësuar.

(Antisteni)

 

Të këqijtë janë plot me pendime.

(Aristoteles)

 

Ajo që njerëzit quajnë dashuri është vetëm ajo që një njeri dëshiron nga një tjetër.

(Aidan Chambers)

 

Mendimet më të thella janë më të thjeshtat.

(Gilbert Keith Chesterton)

 

Stina e verës përherë vrapon, ndërsa dimri zvarritet.

(Charles M. Schulz)

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *