Merr fund martesa e Alma Bektashit, shkak lidhja e të shoqit me psikologen 20 vjet më të re




Kur bëhet për jetën private, të gjithë personazhet e njohur janë më skeptikë dhe të rezervuar. Alma Bektashi, e ka mbajtur përgjithësisht larg vëmendjen e mediave nga jeta familjare e saj, e cila për një kohë të caktuar është komentuar gjatë. Kjo sepse, Sokol Stafa, “theu” traditën dhe la Tiranën, për të jetuar në Prishtinë me këngëtaren dhe dy fëmijet e tyre.

Megjithatë ditën e sotme “Panorama Plus” ka shkruar se çifti i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare. Gazetata ka shtuar se shkak për ndarjen e dyshes është bërë lidhja e dashurisë e Sokolit me një psikologe 20 vite më të re.

Bektashi i është drejtuar gjykatës së Tiranës duke nisur procedurat e divorcit dhe ka zgjedhur që këto hapa t’i mbajë larg vëmendjes mediatike.

Alma dhe Sokoli janë prindër të 2 fëmijëve, vajzës 23-vjeçare Anisa dhe djali 14-vjeçar, Orest./revistawho.com



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *