Merr kthesë ngjarja e bujshme, 60-vjeçari: E mora sepse nena e saj donte ta shiste

0
218

This post has already been read 14 times!

Violeta Dobruna në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ka treguar një ngjarje të pazakontë dhe rishtuese që i ka ndodhur rreth dy vite më parë e që tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë.

Ajo ka rrëfyer se pas divorcit ishte njohur dhe më pas kishte nisur të bashkëjetonte me një 60 vjeçar. Më pas ajo kishte marrë dhe vajzën e saj të mitur për të jetuar bashkë me ta.

Por dy vite më parë ajo i kishte kapur të dy ata duke u puthur dhe prekur në vende intime, edhe pse ata ia kishin mohuar atë çka kishte parë vetë ajo.

Por nuk mbaron me kaq, pasi tashmë edhe i dashuri e dhe vajza e saj janë larguar pa ditur se ky.

Ajo dyshon se partneri e ka marrë bajzën me qëllime dashakeqe dhe janë larguar drejt Serbisë.

Por në një komunikim që ka pasur gaztorja me 60-vjeçarin, ai këtë herë e ka pranuar që vajza ndodhet me të, por e ka marrë sepse nëna e saj donte ta shiste.

Ja biseda e plotë me ish-bashkëjetuesin e akuzuar Istref Avdiu:

Odeta Dume: A ndodhet vajza me ju ?

Istref Avdiu: Vajza ndodhet me mu zonjushë. A e keni pyetur në numrin personal vajzën, se pse vajza është larguar prej saj ?

Odeta Dume: Po ju keni keni nisur një raport intim me vajzën ?

Istref Avdiu: Se di a jeni tu m’kuptu ?

Odeta Dume: Unë kam folur me nënën dhe ajo më ka treguar se ju keni nisur një raport intim me vajzën e saj

Istref Avdiu: Ku e din ajo. Me cfarë e verifikon , se kemi ne një marrëdhënie dashurie ?

Odeta Dume: Po cfarë ju shtyn juve të strehoni një 15-vjeçare?

Istref Avdiu: Zonjë, ju lutem për mirëkuptim, nuk e kam marr të bijën, nuk e kam zhduk. Këtë e kam strehuar prej nënës së saj, se ajo është vajzën e vet tu e shit

Odeta Dume: Po ju mund ta bënit një denoncim në polici, pasi vajza ka dhe një baba, ka vëllezër dhe një motër, pse duhet ta mernit juve ta coni në Serbi ?

Istref Avdiu: A juve shumë po ju intereson kjo gjë ?

Odeta Dume: Po patjetër, na intereson kur bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

Istref Avdiu: Por nëse juve ju intereson hajde takohuni me mua dhe mos më thirrni mo. Mos më pengoni ju lutem. Natën e mirë. (Mbyll telefonin)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here