Ka marrë përmasa tra.gjike situata me helmimin nga uji në Deçan të Kosovës, ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se kanë ndodhur dy raste të “vde.kjes së dyshimtë”, për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Lajmin e ka konfirmuar për mediet fqinje zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vde.kjes se tyre”, ka thënë ai.

 

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here