Merret sërish vendimi për gjyqtaren e Korçës

0
23

This post has already been read 20 times!

TIRANE

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Mimoza Margjekën, gjyqtaren e Apelit të Korçës, e cila akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga burgu një person, i cili akuzohet për tra.fik kla.ndes.tinësh.

Margjeka kundërshtoi masën e sigurisë arrest shtëpie në Gjykatën ne Posaçme të Apelit, pasi, sipas saj, nuk ka asnjë provë dhe kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të hapura.

Pas daljes nga dyert e gjykatës, Margjeka u përplas me forcat e policisë.

“Po goditem politikisht. Nuk ka asnjë provë, asnjë emër. Ky shtet nuk bëhet më, po i dolët përballë shtetit për njerëzit, shkon në burg. Kërkova mediat në proces, nuk më lejuan. U bë sepse s’i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit. Nuk e meritonin mandatin, ishte mashtrim. Le të bëhet ctë dojë, nuk ja jepja mandatin. Kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Shtet kriminal, mafioz, i korruptuar. “, u shpreh ajo e e irrituar.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here