Merret vendimi: Ja çfarë do të ndodhë për dy javë me masat anti-Covid dhe oren policore

0
91





Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të folur rreth situatës së Koronavirusit në vend. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli deklaroi se masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë të njëjtat edhe për dy javë të tjera.

Mësimi do të vazhdojë online, fluturimet me Britaninë do vazhdojnë të jenë të pezulluara dhe ora policore mbetet nga ora 20:00 deri në 6:00.

“Pavarësisht uljes së indikatorëve ato mbeten në nivelin që tregojnë se jemi në një situatë delikate. Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel. Ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00. Shkollat e mesme në bashkitë me rrisk më të lartë përhapje do të vijojnë me mësimin online. Ndalohet grumbullimi me më shumë se 10 persona. Kafet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00. Pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe”, tha Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here