Merret vendimi për Olger Mustafën

KORCE

Gjykata e Korçës ka shpallur këtë të hënë fajtor shtetasin Olger Mustafa për vr a sjen e Altin Balliut në vitin 2019.

Ai u dënua me 20 vite bur gim për veprën penale vr asje me paramendim dhe 5 vite për veprën penale ar mëmbajtje pa leje.

Në një kalvar të gjatë seancash gjyqësore lidhur me këtë çështje, prokurori Edmond Shytko e ka vlerësuar këtë ngjarje si një vr asje me dashje, referuar nenit 76 të kodit penal, pavarësisht se më herët gjykata kishte urdhëruar të kualifikonte veprën penale si vrasje me paramendim.

Në përfundim të seancës së sotme, ku gjykata shpalli vendimin me 25 vite burgim për Olger Mustafën, familjarët, të përfaqësuar nga avokati Suad Idrizi, pritet të apelojnë vendimin.

Sipas burimeve, në seancë familjarët kanë thënë se sot Shytko nuk ka qenë i pranishëm në seancë pasi duke pasur frikë nga ndonjë arrestim i mundshëm, ai është larguar para disa ditësh drejt SHBA.

Në përfundim të diskutimeve të seancës së sotme, avokati Idrizi i ka bërë me dije gjykatës se procesi gjyqësor ka qenë me të meta, pasi nëse kryhej një eksperiment hetimor kualifikimi i veprës penale do ishte i rregullt dhe i drejtë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Mustafën, i cili në ditën e vrasjes duhet të ishte nën kontrollin e shërbimit të provës, pasi vuante masën arrest shtëpie. Sipas avokatit dhe familjarëve, ky fakt nuk është marrë parasysh nga palët në këtë proces.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *