Mesazh i koduar nga bu.rgu i Ekuadorit, reagon ”truri” i kartelit të ko.kainës

0
115

This post has already been read 35 times!

Operacioni “Los Blancos”, i shtrirë në 10 shtete, bëri të mundur që një numër i madh shqiptarësh të binin në pranga përfshirë Eldi Dizdarin në Dubai. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Dritan Rexhepi, i njohur si ‘truri’ i rrjetit shqiptar të kok.ainës. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Artan Hoxha ka zbuluar foton e tij nga bu.rgu i Ekuadorit. Në foton e parë, është personazhi i cilësuar ditët e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar të ko.kainës, Dritan (Gramoz) Rexhepi, në qelinë e tij, në bu.rgun e sigurisë së lartë në Kuito të Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga bu.rgu, ka shkruar Hoxha.

Ai ka postuar edhe një foto të një targe taksie, në të cilën lexohet qartë KÇK.

Postimi i plotë:

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i ko.kaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito…Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te ko.kaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne bu.rgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….Praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga bu.rgu…Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit, “0035 KÇK”… e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…Uroj qe mesazhi te mos thote, se “eshte kapur ‘tropojani’(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here