Presidenti Ilir Meta mesa duket e ka zbuluar se nga jane derguar disa mesazhe qe ai tha se jane te manipuluara ne emer te tij tek disa qytetare.

Lajmin e bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari i Metës, Tedi Blushi.

Bëhet fjalë për disa mesazhe telefonike që kreu i shtetit denoncoi pak ditë më parë se u janë dërguar disa qytetarëve në emër të presidentit.

POSTIMI I PLOTE I KESHILLTARIT TE PRESIDENTIT

Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.

Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.

Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here