Mijëra besimtarë myslimane festuan sot “Kurban Bajramin” në Shqipëri e Kosovë, një ditë e shënuar që kremton devotshmërinë, sakrificën dhe lartësimin e vetvetes. Capital T është një nga ata personazhe të njohur që ka vendosur që sot të japë një mesazh të fortë për tolerancën fetare, një virtyt që karakterizon shqiptarët. Në shtëpinë e tij në këtë festë të shënuar për besimtarët myslimane ai kishte mysafir një klerik, Don Marjanin. Reperi ka ndarë një foto me të në Instagram ku shkruan: “Sot pata kënaqësinë të kisha mysafir në shtëpinë time për festën e bajramit Don Marjanin / Zëvendes famullitar i Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë. Toleranca fetare na karakterizon dhe është virtyt i shquar i Shqipëtarëve”.

Kujtojmë sr Capital T po zhvillon këto ditë turin e tij “Skulptour” në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here