Mesazhi i rrallë publik i nënës për të bijën te Ardit Gjebrea: Të lutem, vishu si vajzë

0
155





Një nga historitë që u prezantuan sot te rubrika “Ka një mesazh për ty”, ishte ajo një mamaje e cila pas shumë vitesh merr guximin që t’i bëjë të bijës një kërkesë publike.

Mamaja Menka tregoi se vajza e saj Joana prej vitesh ka ndryshuar krejtësisht stil dhe vishet thuajse si djalë, me xhinse, këmisha, flokë të shkurtër etj.

Ajo e ftoi të bijën te Ardit Gjebrea për t’i kërkuar të vishej si vajzë dhe që të jenë më shumë të hapura ndaj njëra-tjetrës.

Joana sapo e pa mamanë e kuptoi se për çfarë e kishte thirrur ajo edhe i tha publikisht që mos t’ia kërkonte më këtë gjë, pasi ishte zgjedhje personale dhe vendosej shumë në siklet kur ia bënin këtë pyetje.

Mirëpo tej kësaj ajo pranoi që me mamanë të ishte më e hapur e mos ta konsideronte vetëm mama, por edhe mike.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here