Messi pershendet Vidal por i premton nje transferim tek Interi? Ja mesazhi qe e nxorri zbuluar…

0
72

This post has already been read 19 times!

Mjafton nje fjale per te zgjuar nje enderr. Messi i ka bere diten e djeshme publikisht nje premtim Vidal.

“Do te takohemi me siguri shume shpejt.”

E ka shkruar vete lojtari me i mire ne bote ne nje postim ne rrjete sociale ku ka pershendetur keshtu shokun qe nuk ka firmosur ende me Interin, por qe ndodhet ne Milano dhe ne keto momente po zhvillon vizitat mjekesore.

Keto kane qene fjalet e argjentinasit ne shqip:

“Te njihja nga larg dhe me je dukur gjithmone nje fenomen, por pasi pata fatin te te njoh nga afer personalisht, me surprizove akoma me shume.”

“Kane qene dy vite ku kemi ndare shume gjera dhe me ke dhene shume. Dhoma e zhveshjes do te te mungoje shume.”

“Te uroj te gjitha te mirat e botes ne klubin tend te ri. Do te takohemi shume shpejt me siguri…”

Keto kane qene fjalet e Messit dhe me pas ka ardhur edhe mesazhi i Arturo Vidal per Lionel:

“Faleminderit jashtetokesori Messi. Nje krenari te kem luajtur me me te madhin e historise.”

“Shume faleminderit per miqesine tende. Do te me mungosh. Do te takohemi shpejt.”

Edhe Vidal keshtu nga ana e tij i thote Messit se “do te takohemi shpejt”.

 

Messi tek Interi eshte dicka e pamundur, nje enderr me se shumti: por cili eshte cmimi i nje endrre ne fund te fundit? Asgje. E per aq kohe sa jane falas, tifozet zikalter mund te enderrojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here