Meta refuzoi Komisionin Hetimor, Bushka: Mund të kërkohet paraqitja e Presidentit me forcë!

Në lidhje me refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në mbledhje, relatorja e çështjes Klotilda Bushka ka thënë se ai mund të thirret me forcë.

“Mund të kërkohet ardhja e Presidentit të marrë pjesë në Komisionin Hetimor me forcë. Në Kodin e Procedurës Penale parashikohen mjetet nëse refuzohet ardhja në Komision Hetimor”, tha Bushka.

Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese ka nisur tashmë mbledhjen dhe ishte afati i fundit që Meta të paraqitej për seancë dëgjimore. 

Presidenti ka refuzuar që të paraqitet ditën e sotme, duke nënvizuar se është ilegjitim dhe në kundërshtim me kushtetutën.

Në përgjigjen e tij Meta nënvizon se presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *