Mevlani reagon pas akuzave të Ledjanës dhe bën një paralajmërim





Ditën e djeshme Ledjana ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mevlani duke thënë se ka qenë ai që i ka bërë bllok në çdo platformë komunikimi pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën. Ndërkohë, Mevlani tha në javët përmbledhëse të emisionit se Ledjana ishte bërë xheloze dhe e ka bllokuar atë. Sa i përket fundit të emisionit, Ledjana tha se produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë. Më tej, ajo ka hedhur akuza të rënda ndaj Antonelës për të cilën u shpreh se nuk u tërhoq kurrë nga Mevlani, ndryshe nga se deklaroi publikisht. Ajo tregon se Antonela e kishte marrë vesh një ditë më parë se Mevlani do deklarohej për Ledjanën në emision, ndaj vendosi të dilte para të gjithëve e të shprehej se tërhiqej nga marrëdhënia me Mevlanin.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i Mevlanit, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” ku ka treguar se do të tregojë shumë shpejt versionin e tij të historisë. “Shumë shpejt do merrni vesh gjithë të vërtetën dhe shkaqet e ndarjes time. Versionin tim origjinal”- shkruan ai.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *