Italia më në fund duket se ka vendosur të hapë kufijtë.

Kryeministri italian Mario Draghi ka deklaruar se vendi i tij është gati të presë turistë nga e gjithë bota.


“Italia është gati të mirëpresë botën,” tha ai, ndërsa prezantoi përfundimet e G20 mbi turizmin.


“Ne duhet të ofrojmë rregulla të qarta dhe të thjeshta për të siguruar që turistët mund të vijnë tek ne në mënyrë të sigurt.


Vendi do të jetë gati nga gjysma e dytë e qershorit.

Në ndërkohë, qeveria italiane ka prezantuar një leje kombëtare të gjelbër, e cila do të hyjë në fuqi nga gjysma e dytë e majit,” theksoi Draghi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here