Michele Morrone homoseksual?! Pas kësaj fotoje fansat nuk dinë më çfarë të mendojnë

E dimë që shumë goca ende nuk e kanë marrë veten nga “e papritura e Gabriel Garkos”, por bëhuni gati për një përsëritje të historisë. Aktori italian, Michele Morrone, apo siç mund ta njihni të gjithë Massimo i ‘365 Days’ ka bërë sot lëmsh një rrjet të tërë. Shkak është bërë një foto që ai ka postuar e cila ngre dyshime lidhur me orientimin e tij seksual. Aktori pozon i zhveshur me modelin Simone Susinna, teksa shkruan krah fotos “Unë jam një gënjeshtar”. E njëjta foto është publikuar nga Susinna teksa, fansat filluan të pyesin nëse ky është një mesazh për orientimin e tij seksual. Fotoja po bën xhiron e rrjetit e deri tani numëron mbi 32.6 mijë komente.

Nuk e dimë si qëndron e vërteta e kësaj fotoje të Michele, por nga ana tjetër Massimo po rikthehet bashkë me Anna-Maria në rolin e Laura Biel. Në pjesën e dytë të “365 ditë” do të jetë edhe Simone Sussina, që do të jetë personazhi i tretë që do të trazojë çiftin Laura-Massimo, duke i marrë mendjen bukuroshes bionde. Të ketë kjo foto lidhje me pjesën e re? Mbetet për tu parë.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *