Gjykata e Apelit la sot ne burg dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Ata u arrestuan sepse dyshohet se i kanë marrë para Fatbardh Dyli, babai i Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë ku humbën jetën katër persona.

Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë.

Avokatët mbrojtës paraqitën një raport vlerësimi të performancës së mjekëve gjatë punës së tyre si dhe gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore por që nuk u morën parasysh nga gjykata e Apelit e cila vendosi lënien në fuqi “arrest me burg”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here