Ministri kishte dijeni për aksionin e SPAK? Si e liroi nga detyra Bledi Çuçi drejtoreshën një javë para se t’i pritej urdhër arresti





Rreth një javë më parë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi liroi nga detyra Drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj u komendua njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Në momentin që ministri Çuçi lëshoi urdhërin e lirimit nga detyra arsyet ishin të paqarta, por sot indiciet të çojnë tek informacionet që ministri mund të ketë patur nga hetimi i SPAK mbi tenderin e uniformave të policisë.

Edlira Naqellari është një prej personave të cilët SPAK ka prerë-urdhër arrestin ditën e sotme.

Aktualisht burime bëjnë me dije se janë ekzekutuar, 8 urdhër arreste, por duke qenë se aksioni është ende në vijim e sipër nuk ka ende të dhëna të plota se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi personat e ndaluar dhe pozicioni që kanë patur në këtë aferë korruptive.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *