Ministria e Shëndetësisë merr vendimin: Ja çfarë ndodh nga 1 tetori

0
31

This post has already been read 18 times!

TIRANE

Komiteti teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

“Distancimi fizik, higjiena është e detyrueshme për stafet që punojnë”, tha Manastirliu në një videomesazh.

“Gjatë këtyre muajve nuk i kemi ndalur për asnjë çast përpjekjet tona për mbrojtjen e shëndetit. Kemi siguruar mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor”, shtoi ajo më tej.

“Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik”, tha ministrja.

Do të vijojnë të mbeten të mbyllura, pub-et, diskot, clube-t apo të gjitha aktivitetet e këtij lloji.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here