Ministrja e Arsimit zbret në terren, kapet me nxënësin: Ku e ke maskën?

0
22

This post has already been read 17 times!

Teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi pa nga afër zbatimin e masave anti-Covid në disa shkolla në Durrës, hasi me një nxënës, i cili nuk mbante maskë.

Në formë këshille, ministrja i kërkoi vogëlushit që të mos rrinte në klasë pa maskë, pasi nëse e merr virusin, mund ta çojë në shtëpi.

“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund tja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë”, tha Kushi.

Ndër të tjera Kushi tha:

“Morëm vendimin që shkolla duhet të hapen. Por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Kini kujdes jo vetëm këtu në shkollë, por rregullat duhet ti respektoni edhe jashtë”.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here