Zv.ministrja e Shëndetësisë,Mira Rakacolli ka dhënë pak më parë një prononcim për A2 ku ka shprehur shqetësimin për një shtim të rasteve të reja me koronavirus gjatë 2 javëve të ardhshme.

“Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshme pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli në A2.

Ndërsa ditët e fundit është ulur ndjeshëm numri i personave të shtruar në spital, Rakacolli zbuloi se shumë prej tyre aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here