Miranda Rira: PS ka nisur të shpërndajë formularët për karta ID, i bën presion administratës

0
25

This post has already been read 22 times!

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, e cila sipas saj kërkon të manipulojë zgjedhjet.

Ajo shkruan se PS ka filluar shpërndarjen e formularëve dhe sipas saj çdo anëtari të administratës publike i kërkohet të mbushë një listë me 30 emra dhe ID përkatëse, duke u ushtruar edhe presion.

“Pas skandalit të regjistrit të gjendjes civile me ndryshime banimi dhe qendra votimi për shumë shtetas shqiptare me urdhër të Sandrit dhe me porosi të shefit te tij, verifikohet skandali i radhës, sikurse në të gjithë vendin, ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe në 7 bashkitë e këtij qarku që drejtohen nga 7 kryetare marioneta dhe yzmetqare te Taulant Ballës.

Aty ka filluar shpërndarja e formularëve të patronazhit të Rilindjes, apo formularëve të ketij tipi, ku çdo të punësuari në administratën publike, i kërkohet të mbushë një liste me 30 emra, me nr tel  dhe me ID përkatese. Ky veprim arbitrar, është haptazi ne kundërshtim me çdo qëndrim te OSBE ODHIR pasi konfirmon qartazi përfshirjen me dhunë të administratës publike në fushata elektorale duke i kërcënuar këta të fundit me largimin nga puna nëse refuzojne këta formulare“, shkruan ajo.

Ndërkohë kujtojmë që më herët, edhe ish-deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar Partinë Socialiste se po angazhon administratën publike për fushatën elektorale të saj. Boçi tha se në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët sipas tij nuk punojnë për të mirën e nxënësve, por i shërbejnë partisë.

Postimi i kryebashkiakes Miranda Rira:

Edhe 28 te diela na ndajne nga e diela e madhe e 25 Prillit.

Te tmerruar nga humbja e thelle qe i pret, sekti i Rilindjes ka filluar manovrat dhe nuk po lënë gur pa lëvizur per  te manipuluar  zgjedhjet e radhes.

Ishin këta rilindës qe grabiten  diten per diell, zgjedhjet lokale te qershorit te kaluar, duke realizuar votime moniste, si ne Korene e Veriut, dhe janë po te njejtet qe, edhe pse ne grahmat e fundit, nuk mendojnë se  ka as ligj as kanun qe i ndalon, nga pazaret  dhe zullumet e tyre per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas skandalit te regjistrit te gjendjes civile me ndryshime banimi dhe qendra votimi për shume shtetas shqiptare me urdhër te Sandrit dhe me porosi te shefit te tij, verifikohet skandali i radhës, sikurse ne te gjithë vendin, ashtu edhe ne qarkun e Elbasanit dhe ne 7 bashkite e këtij qarku qe drejtohen nga 7 kryetare marioneta dhe yzmetqare te Taulant Balles.

Aty ka filluar shperndarja e formulareve te patronazhit te Rilindjes, apo formulareve te ketij tipi, (..), ku cdo te punesuari ne administraten publike, i kerkohet te mbushe nje liste me 30 emra, me nr tel  dhe me ID perkatese. Ky veprim arbitrar, është haptazi ne kundërshtim me çdo qëndrim te OSBE ODHIR pasi konfirmon qartazi përfshirjen me dhune te administratës publike ne fushata elektorale duke i kercenuar këta te fundit me largimin nga puna nëse refuzojne këta formulare.

Theksojme se veprime te tilla, perbejne veper penale dhe autoret do te pergjigjen ligjerisht. (kopje te ketyre te formulareve dhe te plotesuar, gati per tju dorezuar kyetarit do t’ua veme ne dispozicion ditet e ardhshme).

Punonjesit e bashkive, jane ata /ato qe jane ne presion me te madh. Perndiqen, persekutohen dhe kercenohen me largimin nga puna, jo vetëm ata qe nuk pranojne te plotesojne keta formulare  siç e permenda pak me pare, por edhe ata qe mendojne ndryshe apo qe guxojne ti japin një like ne rrjetet sociale profileve te anëtareve te opozites. Per shkak te zgjedhjeve qe po afrohen, organika e bashkive, fryhet ne menyre te panevojshme me militante Rilindas. Organika e stafit ne bashkine Librazhd, ka shkuar nga 403 ne 520, per qoka partie.  Ne bashkine e Prrenjasit iu eshte nderprere maredhenia e punes, rreth 50 punonjesve per arsye politike te cilët po zevendesohen me persona pa arsim dhe pa asnjë lloj përgatitjeje por vetëm sepse mund te kenë vota dhe detyra e tyre do te jete pikërisht grumbullimi i votave dhe jo ofrimi i shërbimit për qytetaret. Pra, me parate e taksapaguesve shqiptare, Rilindja po mbulon një pjese te fushatës se saj pasi pjesën tjetër do ta mbuloje me parate qe u ka grabitur shqiptareve dhe me patate e krimit te organizuar qe është ulur kembekryq ne Elbasan dhe kercenon çdo dite banoret e qarkut tone.

Nisur nga kjo situate, u bej thirrje, gjithe atyre punonjësve te administratës publike, qe ndihen te kercenuar, apo nen presion, te mos bien pre e këtyre makinacioneve te Rilindjes por te denoncojne cdo rast te tille.

Pushtetit despotik te Rames, po i vjen fundi. Sekti i Rilindjes, e ktheu Elbasanin ne nje nga qarqet me te varfra dhe me te shkretuara te vendit. Shume familje ne qytetin e Elbasanit jetojne ne kushtet e nje varferie ekstreme ndersa shume fshatra ne qarkun tone, po boshtisen dita dites, duke lene pas vetet trishtim dhe toke te djegur. Rritja e numrit te familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike, nuk tregon gje tjeter, pervecse nivelin e varferise ne te cilin ndohet sot qarku yne. Varfero dhe sundo, ky është slogani  i sektit qe qeveris sot vendin, se keshtu  i blen me lehte dhe me lire te varfërit.

Elbasani nuk e meriton nje neperkembje te tille. Populli i Elbasanit nuk meriton këtë gjendje. Djepi i arsimit dhe i intelektualeve, meriton me shume vemendje dhe dinjitet.  Intelektualet nuk duhet te heshtin! Është momenti qe ne ta marrim vete ne dore fatin tone!

Edhe pak muaj na ndajne nga ndryshimi i madh, ne 25 Prill.

Le ta hedhim për skrap, Rilindjen me gjithë propaganden bajate te saj!!

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here