Mister, çfarë u gjet në shtëpinë e Eugert Lazaj

0
43

This post has already been read 35 times!

TIRANE

Detaje që thellojnë misterin e vetëvr.asjes e biznesmenit Eugert Lazaj në vilën e tij luksoze te ‘Rolling Hills’ në 30 korrik të 2020-ës.

Sipas të dhënave më të fundit nga hetimi, ar.ma me të cilën dyshohet se është vetëv.rarë i riu, është e njëjta e përdorur nga Merviol Bilo i cili më 4 tetor të 2018-ës, ekz.ekutoi Fabiol Gaxhën, në ish-Bllok.

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo ar.më në dorën e biznesmenit teksa Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi vr.asja në ish-Bllok, ar.mën e kishte deklaruar të humbur. Merviol Bilo është komandoja personal i Ervin Matës, ende në arrati.

KUSH ISHTE EUGERT LAZAJ dhe SI NDODHI NGJARJA:

Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37-vjeçar, Eugert Lazaj, është gjetur pa jetë në vilën e tij private, brenda kompleksit “Rolling Hills” në Farkë.

Pranë tij u gjet një armë zjarri që sipas policisë ai e ka përdorur për t’i dhënë fund jetës. Megjithatë ende nuk dihet ekzaktësisht nëse është vetëvrarë apo është vrarë nga vrasës profesionistë.

Ndërkaq burime nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit-Tiranë, kanë bërë publike për mediat disa dokumente sipas së cilave pronari i resort “Adorions Palace” në Maminas, Eugert Lazaj, kishte “llogari” ligjore-administrative e gjyqësore me policinë shqiptare.

Sipas informacionit zyrtar, biznesmeni ishte i lindur e rritur në Shqipëri, por Lazaj e ka lënë shtetësinë shqiptare qysh më 26.11.2004, në moshën 21-vjeçare, për të jetuar jashtë saj me shtetësi tjetër.

Sipas dosjes, pas shumë vitesh ai është rikthyer për të bërë biznes me resort turistik e për të jetuar përgjithnjë në Shqipëri, por Policia e Shtetit, nuk e ka pajisur me leje të përhershme, por vetëm më leje të përkohëshme “Tipi D/AE- Veprimtari ekonomike”.

VRASJA NË ISH-BLLOK:

Më datë 4 tetor 2018 në zonën e ish Bllokut, pas një konflikti me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here