Mjekët në protestë, ja kërkesat që kanë

0
25

This post has already been read 14 times!

Mjekët e QSUT kishin lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme (24 shtator) përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohej rreth orës 10:00 dhe do të zgjaste një orë.

Por me pretendimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19, Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen.

Siç raporton gazetarja e RTV Ora, Anxhela Celibashi, mjekët janë thirrur për një takim me kryeministrin Edi Rama, nesër në ora 09:00 në kryeministri.

Çfarë kërkojnë mjekët:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në letrën e tyre ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për tu kthyer përgjigje dhe për të biseduar mbi kërkesat e mjekëve.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here