Mjekët ngrenë alarmin: Po jepet trajtim i ekzagjeruar, mjekimet duhet të fillojnë pas…

0
19




Vendi ynë po përballet me rritjen e të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 javët e fundit.

Mjeku Genc Sulçebe i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se mjekët po japin një mjekim të gabuar për pacientët me covid kur normalja është që mjekimi të fillojë pas ditës së 10 kur sistemi ka akoma infeksion. Ai thekson se ka përdorimi të antibiotikëve, kortizonikëve e predizonit kur është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale.

“Kemi një himermedikalizim, një trajtim të ekzagjeruar. Përdoren antibiotikët që nuk kanë asnjë efekt, ato duhet të përdoren pas ditës së 10 kur akoma ka infeksion të madh. Ka përdorimi të kortizonikëve, predizonit kur është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale, duhet ta lëmë të lirë që ta mposhti virusin e ta pastrojë sistemin. Është faji i mjekëve kur u shkon një person me temperaturë e i mbushin me antibiotikë. Po e lejmë anën ekonomike por është mjekim i dëmshëm”, tha mjeku.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here