Mjeku Arjan Mezini jep lajmin e keq: Situata tek “Shefqet Ndroqi” e rëndë, nuk presim dot më pacientë

0
26




Mjeku Arjan Mezini ka deklaruar se spitali Covid “Shefqet Ndroqi”, të paktën deri në mesditën e sotme nuk priste dot më pacientë.

I ftuar në ‘Open”, Mezini tha se në spital, gjendja është e rënduar dhe se shumë prej tyre që shkojnë për tu shtruar, janë në gjendje të degraduar.

“Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ të paktën deri në mesditën e sotme, ishte ezauruar. Nuk e di nëse është liruar ndonjë, por deri në mesditë, nuk prisnim dot më pacientë. Situata është e rëndë. ata që vijnë, 90% e tyre janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. të tjerët që janë me simptoma më të lehta, nuk vijnë në spitale. Dihet kjo gjë,”- tha Mezini.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here