Mjeku Prifti: Më ktheni 380 mijë eurot, i kam kursime familjare

0
16


Mjeku i arr est uar Edvin Prifti ka kërkuar lirinë në gjykatën e apelit si dhe t’i kthehen shumat e parave që iu sekuestruan si prova materiale.

Shuma totale prej afro 380 mijë euro që iu gjetën në banesën dhe zyrën e Priftit, sipas tij janë kursime familjare dhe jo të zhvatura nga qytetarët.

Nga ana tjetër, raporton Vizion Plus, bankat e nivelit të dytë janë shprehur se shumat nuk kanë dal prej tyre.

Por bashkëshortja e mjekut ka thënë se paratë i kishte përfituar nga shitja e një prone ende te panoterizuar.

Kardiokirurgu u la në burg pasi prokuroria shtoi akuzën edhe për pastrim parash.

Emri i tij doli në skenë në përgjimet ndaj gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here