Mjeku i njohur imunolog Genc Sulçebe është shprehur se në Shqipëri deri më tani është imunizuar nga koronavirusi 40% e popullsisë.

Sipas tij, çdo muaj 6% e popullsisë rezulton e infektuar me COVID-19, ndërkohë që shprehet se përpara verës Tirana do të arrijë imunizimin e tufës.

“Në këtë vale të tretë ne jemi në përqindjen e imunizimit natyral që në prag republike po shkon 35-40 %. Nëse do e llogarisim që kemi një rritje prej 5-6 % në muaj. Vetëm në Tiranë kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë. 60%, i cili me variantet e reja shume efektive të arrijë deri 75 -80%. Shpresojmë që para verës imunizimi për Tiranën”, thotë Sulçebe për Tv Klan.

Mjeku u shpreh se imunizimi këtë vit është rritur shumë më tepër në krahasim me me vitin e kaluar, pasi vjet në pragun e verës imunizimi ishte vetëm 7.5%.

“Do jemi shume më mirë sesa vjet. Imunizimi është rritur shumë herë më tepër. Vjet në pragun e verës ishin 7,5 % tani jemi shume më tepër, kemi edhe impaktin e vaksinës”, u shpreh mjeku.






Previous articleMjeku Alimehmeti jep një tjetër lajm të mirë: Ata që e kanë kaluar COVID-in të rrinë të qetë, te tjeret..





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here