Moderatori shqiptar e pranon publikisht: “Kam bërë dy herë botox”





Moderatori i njohur shqiptar, Bledi Strakosha, ishte sot i ftuar në “Rudina”, ku foli rreth ndërhyrjeve estetike. Ai tha se nuk ka turp ta tregojë edhe publikisht që ka bërë dy herë botox. Arsyeja ishte ndërhyrja në rrudhat e ballit dhe ato të syve.

Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t`i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi duke theksuar që nuk do të bëjë asgjë tjetër që mund ta transformojë portretin e tij.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, ai postoi një video në Instagram, ku ndau me ndjekësit e tij momentin kur për herë të dytë ka bërë botox, por pa e tepruar. Siç tregoi edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *