Më herët këtë muaj një foto e djalit të kryeministrit, Edi Rama, Greg Rama, që shihej nën shoqërinë e moderatores së sportit, Albana Bejko, teksa ishin duke ndjekur derbin në stadium bëri xhiron e rrjetit. Ata shiheshin të ulur pranë njëri-tjetrit duke shijuar derbin, teksa mes skenareve për marrëdhënien e tyre u përfol edhe se ata mund të ishin të lidhur.

Mirëpo, mes tyre nuk ka asgjë përtej shoqërisë. Kështu ka thënë vetē moderatorja në një intervistë së fundmi ku tregoi të vërtetën e saj lidhur me fotot. Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë, pasi në të kundërt ajo nuk do të shfaqej me partnerin e saj në stadium, ku dihet që e shohin të gjithë.

“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, u shpreh Albana Bejko duke i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave.

Hera e fundit kur në media u zbulua diçka për jetën private të Gregut ishte pas tërmetit të 26 nëntorit, kohë kur u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij, Kristi Reçi. E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here