Mori 2 mijë euro për një operacion jashtë radhe, SPAK e futi në çark, ja çfarë do i ndodhë sot mjekut të njohur

0
20










Mjeku Edvin Prifti i arrestuar pasi përgjimet e SPAK tregojnë që ai u pagua nga sekretarja e gjykatës për të operuar të ëmën përballë shumës prej 2 mijë euro do dale sot ne gjykate per sigurimin e mases se arrestit.

M jeku i QSUT tha se paratë ishin të ligjshme dhe kjo gjë u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori i cili tha se paratë ishin përfituar nga një shitje dhe një pjesë e tyre do të dërgoheshin në bankë.

Gjithashtu avokati Ligori tha se në dosjen hetimore nuk vërehet se mjeku ka marrë para duke qenë se aty ka vetëm biseda të krysekretares së Gjykatës së Krujës me një shoqe.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.”,  tha avokati.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here