Mos bëni plane për plazh, ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen, ku pritet që të ketë rrebeshe dhe reshje shiu. Të hënën, parashikohet mot kryesisht i vranët por edhe intervale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar.

Ndërsa të martën e të mërkurën, moti do të jetë i vranët dhe reshje me intensitet të dobët. Më pas në mesditë deri pasdite, reshjet do të intensifikohen. Të enjtën dhe të premten mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites do të mbizotërohen sërish nga reshje shiu.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *