Mos u tall me njerëzit e ndershëm. Duart e pista kanë paratë më të pastra. Një punëtor i thjeshtë që punonte më së shumti në ndërtim…

Një punëtor i thjeshtë që punonte më së shumti në ndërtim duke bërë llaç shkon në një farmaci dhe pyet farmacistin, “A keni ilaç për çimento?” Farmacisti nisi ta vërë në lojë punëtorin dhe ia kthen me ironi, “Patjetër që kemi, çfarë nuk kemi në, kemi ilaç për çimento, ilaç për gëlqere, ilaç për tulla, ilaç për hekura etj… Kemi dy lloje ilaçi për çimento, një cilësi shumë të mirë që prodhohet jashtë shtetit që kushton më shumë dhe një prodhim vendi cilësi mesatare. Ti kë dëshiron të marësh?” I tha farmacisti me një buzëqeshje ironike.


Punëtori i shkretë i tha, “Më jep atë të cilësisë shumë të mirë vëlla, atë që prodhohet jashtë shtetit, edhe pse besoj do jetë shumë i shtrenjtë më duhet ta blej sepse kam shumë nevojë për të.” Të paralajmëroj që ilaçi që vjen nga jashtë shtetit është shumë i shtrenjtë, por ti si të duash… vazhdonte talljen farmacisti.

Në këtë moment punëtori i tregoi pëlllëmbën e dorës dhe i tha, “Unë jam punëtor çimentoje, duart më janë çarë dhe janë bërë shumë të ashpra nga puna e vështirë që bëj. I kam aq të ashpra duart sa nuk mund të përkëdhel dot vajzën time të vogël që më pret në shtëpi, pasi kam frikë se ajo do të lëndohet me këto duar që kam unë. Më ka marë malli tia prek fytyrën, u bënë muaj që nuk e përkëdhel dot. Pra vëllai im i dashur, nëse vërtet e ke këtë ilaç që po thua, ma jep dhe do të ta paguaj me çdo çmim që të ketë!”

Atë çast farmacistit i ngriu buzëqeshja dhe nuk po arrinte dot të fliste… iu kujtuan fëmijët e tij që nuk i përkëdhelte prej kohësh me ‘duart e tij të buta’. Pra miqtë e mi, varfëria nuk është ajo që kemi apo nuk kemi në xhep, por është ajo që kemi apo nuk kemi në zemër!

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *